Kampionati italian do të vijë sot me disa takime të vlefshme për javën e 28, teksa spikatin një sërë sfidash mjaft interesante, ku do të zbresin në fushë skuadra që duelojnë për një vend në zonën Champions të renditjes.
Kështu në orën 12:30 vëmendja do të jetë në “bentegodi” ku Verona do të presë Atalantën. Të dy skuadrat luajnë një futboll të njëjtë dhe kanë bërë mjaft mirë në kampionatin italian, por kanë objektiva të ndryshme, pasi Atalanta do zonën Champions, ndërsa Verona e ka mbyllur kampionatin e saj, duke qenë se është në një zonë të qetë të renditjes dhe as nuk rrezikon e as nuk pretendon për më shumë.
Në orën 15:00 vëmendja do të spostohet në “Allianz Stadium”, ku Juventusi do të presë Beneventon me synimin për të marrë një tjetër fitore dhe për të provuar të vërë nën presion Interin.
Pasi i dhanë lamtumirën Ligës së Kampionëve, bardhezinjtë janë rikthyer të mendojnë për kampionatin, ndonëse janë ende larg zikaltërve të Interit. Përballë Juventusit sot do të jetë Benevento, një skuadër që ka bërë mirë deri në këtë pikë të sezonit, por “frika” e rënies është kthyer sërish dhe djemtë e drejtuar nga Philippo Inzaghi do të provojnë të mos dalin pa pikë nga Torino.
Po në orën 15:00 në “Dacia Arena” do të përballen Udinese vendase dhe Lazio. Edhe këtu friulianët ndodhen në një zonë të qetë të renditjes, pasi vetëm matematikisht nuk e kanë siguruar mbijetesën, ndërsa Lazio do të duhet të djersijë shumë për të arritur një vend në zonën Champions.
Pas eliminimit nga Liga e Europës, Milani do të rikthehet të mendojë për kampionatin, pasi sot në orën 18:00 do të përballet me Fiorentinën në transfertë. Fitorja është një detyrim për kuqezinjtë, që pasi mbajtën kreun për shumë javë, tani ujo vetëm kanë dalë nga gara për titull, por kanë komplikuar jo pak edhe mbajtjen e një vendi në zonën Champions.
Në mbrëmje vëmendja do të jetë në kryeqytet, ku do të luhet edhe krye-ndeshja e javës, përballja mes Romës e Napolit. Të dy skuadrat kanë të njëjtën sasi pikësh në vendin e 5-të dhe të 6, teksa pas 90-minutëshit të sotëm vetëm njëra do të ketë mundësi të garojë deri në fund për një vend në zonën Champions të renditjes.
Pikërisht për këtë arsye sfida merr vlerë të dyfishtë, pasi Napoli vjen me moral të lartë pas fitores në Milano, ndërsa Roma do të provojë reagimin pas asaj humbjeje befasuese në transfertën ndaj Parmës.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...