Prince Harry ka deklaruar se vdekja e nënës së tij, Princeshës Diana, ka lënë një boshllëk të madh brenda tij.
Ai përshkroi emocionet e tij në një letër prekëse për fëmijët që vuajnë nga humbja e një prindi, transmeton portal arbresh.info
Duka i Sussex shkruajti një parathënie emocionale për “Hospital by the Hill”, një libër me figura që synon të ndihmojë të rinjtë të përballen me humbjen e një prindi gjatë pandemisë së Covid-19.
“Nëse jeni duke lexuar këtë libër, kjo është për shkak se keni humbur prindin tuaj ose një të dashur, dhe ndërsa unë do të doja të isha në gjendje t’ju përqafoja tani, shpresoj që kjo histori të jetë në gjendje t’ju ofrojë ngushëllim pasi e dini që nuk jeni vetëm”, shkroi Princi Harry.
Princesha Diana humbi jetën në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997, kur Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç dhe Princi Ëilliam ishte 15 vjeç.
“Unë humba nënën kur isha i ri. Në atë kohë nuk doja ta besoja dhe ta pranoja, dhe ajo la një boshllëk të madh brenda meje”, shkroi Prince Harry. “Unë e di se si ndiheni ju tani, por dua t’ju siguroj se me kalimin e kohës ky boshllëk do të mbushet me dashuri dhe mbështetje”.
Princi Harry tha megjithëse “të gjithë ne e përballojmë humbjen në një mënyrë tjetër”, ai përdori një mekanizëm të veçantë përballimi: “Kur një prind shkon në parajsë, mua më thanë se shpirti, dashuria dhe kujtimet e tyre janë me ne. Ata janë gjithmonë me ju dhe ju mund t’i mbani përgjithmonë. Unë e shoh këtë të vërtetë”.
Gjatë intervistës shpërthyese të Princit Harry dhe Dukeshës Meghan me Oprah Ëinfrey në fillim të këtij muaji, Duka i Sussex tha se ai “me siguri ndjeu praninë e Princeshës Diana gjatë gjithë procesit të largimit nga familja mbretërore.
Libri do të dalë në publik me 23 mars, në Ditën Kombëtare të Reflektimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila shënon një vjetorin e izolimit nga Covid-19.
Libri është falas për çdo fëmijë që ka pësuar humbje gjatë pandemisë./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...