Hipertensioni apo ndryshe presioni i lartë i gjakut është faktori më i zakonshëm që shkakton rrezik ndaj sëmundjeve të zemrës.
Mbi një miliardë njerëz në gjithë botën kanë hipertension shkruan Healthline. Medikamentet, përfshirë frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës, përdoren zakonisht për të ulur nivelet e presionit të gjakut transmeton GazetaShneta.
Sidoqoftë, ndryshimet në stilin e jetës, përfshirë ndjekja e një diete ushqyese, të shëndetshme për zemrën, sugjerohet për të gjithë njerëzit me hipertension.
Më poshtë, gjeni disa nga ushqimet të shëndetshme për hipertension:
-Manaferrat: Kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë potencialin e tyre për të zvogëluar faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si hipertensioni.Manaferrat janë të pasura me antioksidantë, përfshirë antocianinat, të cilat janë pigmente që i japin manave ngjyrën e tyre.
-Karrotat: Janë të ëmbla dhe ushqyese; kanë përbërje fenolike që ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe zvogëlojnë inflamacionin.
-Brokoli: Brokoli është i njohur për efektet e tij të dobishme në shëndetin e njeriut, përfshirë sistemin e qarkullimit të gjakut.Ai është i pasur me antioksidantë flavonoidë, të cilët ndihmojnë në uljen e hipertensionit dhe rrit funksionimin e enëve të gjakut.
-Spinaqi: Ashtu si panxhari, edhe spinaqi është i pasur me nitrate.Poashtu është i pasur me antioksidantë, kalium, kalcium dhe magnez./GazetaShneta/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA