Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, ka falënderuar Shqipërinë, pas vaksinimit të punonjësve shëndetësor kosovar me vaksinën anti-Covid sot në Kukës.
Deliu-Kodra, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Shqipëria prapë dëshmoi se Kosova mund të mbështete në të, në ditët më të vështira.
“Shqipëria prapë dëshmoi se Kosova mund të mbështete në të, në ditët më të vështira! Shteti shqiptar ndau një dozë të vaksinave të saj në shërbim të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, të cilët vazhdojnë betejën vetmohuese kundër COVID-19. Ky vaksionim lehtëson punëtorët shëndetësorë nga ngarkesat psikologjike si dhe përforcon besimin e pacientëve te infermierët dhe mjekët”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, 250 punonjës shëndetësor nga Kosova sot u imunizuan me vaksinën anti-Covid në Kukës të Shqipërisë. Autoritetet shëndetësore shqiptare kanë thënë se në ditët në vijim pritet të vaksinohen edhe 250 të tjerë.
Meqenëse Kosova ende nuk e ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit dhe kontrata e blerjes së vaksinës nga Shqipëria nuk e lejon dhënien e saj si donacion, mjekët kosovarë po vaksinohen në Qendrën Rajonale të Mjekësisë në Kukës.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh