Mjekët kosovarë arrijnë në Kukës, Rama do të bëjë hapjen zyrtare të vaksinimit

11:38 | 20 Mars 2021
Arditë Shkodra

Ekipi Arbresh.info, ka arritur në vendin e ngjarjes në Kukës ku do të zhvillohet procesi i vaksinimit të 250 mjekëve kosovarë.

Blerim Syla kryetari i FSSHk-së, në një intervistë për arbresh.info ka thënë se  tashmë kanë arritur të gjithë mjekët të cilët do të vaksinohen

” Ne tashmë jemi në qendrën ku do të bëhet vaksinimi i 250 mjekve nga Republika e  Kosovës, janë disa procedura të cilat duhet tu përmbahen por gjithqka do të shkoj ashtu siç është planifikuar”.

I pyetur se a do duhej që ky vaksinim të bëhej më heret, Syla tha se ky proces edhe është vonuar .

” Unë vazhdimisht tash e sa kohë kam kërkuar që kjo të bëhet por tash jemi ku jemi dhe po besoj edhe pse është bërë tash është në rregull”, ka thënë Syla për arbresh.info.

Ndryshe në ora 12:00 i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipëris Edi Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme