Google ADS

Pullat postare kosovare ekspozohen në Tiranë

07:26 | 15 Nëntor 2015
Arbresh.info

Kur flasim për filateli, ajo e pullës kosovare është në fillimet e saj. Emetimi i parë u bë në vitin 2000. Babai i saj është Shyqyri Nimani, njeriu që shkroi dokumentin e Pavarësisë së Kosovës. Sot, këtyre ambasadorëve të heshtur nderi, që përhapin kulturën e një vendi, iu është rezervuar një ekspozitë.

Simboli i Dardanisë, koka e Apollonit, Mozaiku i Orfeut, shkatërrimet që mbollën serbët, janë katër imazhet me të cilat u njoh Kosova në botë.

Në të parin prezantim të pullës kosovare nuk mungoi ajo shqiptare, me lëvruesin e saj më të mire, piktorin Naxhi Bakalli.

40 eksponentë do të gjeni në katin e dyte të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, që evokojnë histori, traditë dhe ecurinë e dy shteteve shqiptare. Ekspozita është e vizitueshme deri në 17 Nëntor.

Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme