Shiringa, gjilpëra dhe mbetjet medicinale po përfundojnë se bashku me mbeturina të tjera në një deponi në Mirash.
Por, eksperti i Shëndetësisë, Ilir Hoxha vlerëson se mbetjet shëndetësore duhet ta kenë një vend të veçantë.
“Mbetjet shëndetësore pa marr parasysh për çka në princip e kanë vendin e veçantë dhe jo me mbetjet tjera. Në kontejnerë të dedikuar për to, jo në kontejnerë të mbeturinave shtëpiake. Shumë gjëra janë ende të paqarta. Në princip viruset jetojnë shkurt nëse janë jashtë organizmit që i mban. Për dallim prej baktereve edhe parazitëve”.
E, gjatë javës kanë qarkulluar disa fotografi ku janë parë që janë hedhur në tokë pranë kontejnerëve në kryeqytet disa shiringa me doza të gjakut, e kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Këta kontejnerë gjenden afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe një laboratori privat.
Por, QKMF dhe ky laborator privat e kanë mohuar hedhjen e këtyre mbeturinave, pasi që sipas tyre paguajnë kompani për t’i marr këto mbetje medicinale.
Sami Uka, kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se hedhja e mjeteve medicinale në kontejner është e tmerrshme dhe e papranueshme, por sipas tij nuk janë materiale të përdorura në QKMF.
Ai thotë se QKMF-të kanë kompanitë gjegjëse që i merr mbetjet medicinale.
“Nga QKMF dhe as QMF tona as nuk besoj, dhe as dua të besoj që janë hedhur këto sepse kemi sistemin e përcaktuar dhe kompaninë gjegjëse. Kjo është vërtet e tmerrshme dhe e papranueshme, por nuk janë materiale të përdorura në QKMF. Po sido që të jetë krejt kjo është në nivel spekulativ përderisa nuk kam fakte as për ketë, as për pafajësinë tonë”.
Sipas tij, këto mund t’i hedhin laboratorët privat afër QKMF-së, pasi që për shkatërrimin apo mënjanimin e tyre iu duhet të paguajnë shtesë.
“Këtu afër kemi edhe laboratorë private dhe lehtë mund të ndodh t’i hedhin ato përderisa për shkatërrimin apo mënjanimin e tyre iu duhet të paguajnë shtesë. Por, për ne kjo është e papranueshme dhe absolutisht e panatyrshme përderisa askush nuk është i obliguar t’i nxjerrë jashtë QKMF apo QMF këto sepse kompania vjen në mënyre të rregullt dhe i merr mbetjet medicinale”.
Ndërsa, edhe laboratori privat “Qendra” që gjendet afër këtyre kontejnerëve e ka mohuar se i hedhin në atë kontejner, pasi që sipas tyre e paguajnë kompaninë për t’i marr këto mbetje që i përdorin tek pacientët.
“Jo ne nuk i hedhim në kontejnerë, mbetjet medicinale që i përdorim tek pacientët pasi që e kemi kompaninë që e paguajmë dhe vjen i merr në laboratorë, dhe as për ne nuk është e arsyeshme që t’i hedhim në kontejnerë, pasi që nuk është e moralshme të hedhen në hapësirë të hapur”, thonë në këtë laborator.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe kompaninë që është përgjegjës për mbledhjen e mbeturinave medicinale, “Princi Company”.
Ata thonë se mbetjet që i marrin në QKMF i dërgojnë në Sllatinë.
“Ne jemi kompani e licencuar për asgjësimin e këtyre mbetjeve medicinale, pasi që i marrim nga QKMF-të i dërgojmë për asgjësim, është një zonë industriale në Sllatinë”.
E, nga kompania Regjionale ‘Pastrimi’, që bëjnë pastrimin e kontejnerëve në kryeqytet kanë thënë se mbeturinat të cilat i largojnë nga kontejnerët nuk i shikojnë se çka gjendet brenda në qese vetëm i dërgojnë tek deponia në Mirash, Sllatinë.
“Ne bëjmë largimin e mbeturinave në kryeqytet, por nuk kemi rastisur shpesh të largojmë mbetje medicinale, pasi që shumica e qeseve janë të lidhura dhe nuk shikojmë se çfarë ka në to. Ne pasi i ngarkojmë në kamion mbeturinat e marrura në kontejner, i dërgojmë në vendin përkatës në Mirash dhe i groposin”.
Arbresh.info ka tentuar të marr edhe një përgjigje lidhur me këtë çështje nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, për të parë nëse do të kenë ndonjë planë për ndryshim të lokacionit të mbeturinave medicinale, por nuk kanë qenë të qasshëm./A.Zeka/arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend