Rastet e koronavirusit po rriten në mënyrë eksponenciale në Gjermani, paralajmërojnë zyrtarët, ndërsa Europa po përgatitet për një valë të tretë të infeksioneve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka të ngjarë që Gjermanisë tani i duhet të zbatojë një “frenim emergjence” dhe të vendosë përsëri masa izoluese, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Franca, Polonia dhe disa vende tjera tashmë kanë vendosur kufizime të reja.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka thënë se Europës i mungojnë vaksinat e nevojshme për të zvogëluar ndjeshëm rastet.
“Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me situatën, në Europë nuk kemi vaksina të mjaftueshme për të ndaluar valën e tretë të pandemisë”, tha ai para gazetarëve.
Vaksinimi në BE është penguar nga shpërndarja e vonuar, si dhe nga pezullimi i saj në disa vende për shkak të frikës nga efektet anësore.
Kancelarja Angela Merkel, ka mbrojtur vendimin e Gjermanisë për pezullimin e përkohshëm për shpërndarjen e vaksinave dhe tha se beson që reputacioni i saj nuk është dëmtuar.
Ajo ka shtuar se është e gatshme të vaksinohet me AstraZeneca, ndërsa ka theksuar se “po pret rradhën”.
Vetëm 8% e popullsisë së Gjermanisë deri më tani ka marrë një dozë të parë të vaksinës, megjithëse qeveria të premten rifilloi shpërndarjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca./arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...