Ju duhen vetëm rreth tridhjetë minuta për këtë recetë, dhe kjo tortë është një kombinim shumë i mirë për t’u shoqëruar me kafen e mëngjësit.
Kjo recetë është bërë hit në internet, pasi është e lehtë për t’u gatuar dhe kërkon shumë pak përbërës, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
250 gr gjalpë
500 gr çokollatë të zezë
7 vezë
100 gr sheqer
Përgatitja:
Shkrini gjalpin dhe çokollatën në mikrovalë dhe lëreni të ftohet.
Në një tas, tundni vezët dhe sheqerin, pastaj shtoni lehtë gjalpin e shkrirë dhe çokollatën.
Brumin e fituar e vendosni në një enë katrore për pjekje dhe në një enë tjetër më të madhe shtoni ujë dhe enën me brumin e vendosni mbi të për ta pjekur.
Torta duhet të piqen për rreth 30 minuta në 150 gradë.
Lëreni të ftohet dhe spërkateni me sheqer pluhur para se ta shërbeni.
Mund ta shërbeni edhe me një lugë akullore. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...