Zyrtari i PDK’së me kritika të ashpra ndaj partisë së tij

21:38 | 19 Mars 2021
L G

Akuza të rënda ndaj PDK-së ka hedhur sekretari i degës së kësaj partie në Prishtinë, Arben Gecaj.

Gecaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se reformat në PDK mund të bëhen vetëm atëherë kur nga ky subjekt politik merren me tema, si: punësimi, barazia sociale, nepotizmi e keqmenaxhimi.

Ka theksuar se dialogu, anëtarësimet, e kaluara e lavdishme me nuk janë tema te mobilizimit të masave.

Reagimi i tij vjen pas shtimit të zërave për shkarkime përbrenda partisë, ndonëse diçka të tillë e ka mohuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Problemi ne shoqëri me një parti fillon kur e humb betejen etike, pra ate morale per te fol per tema jetike, si punesimi, barazia sociale, nepotizmi e keqmenagjimi. Pra, kur ne parti nuk ka debat e diskurs per keto tema e qytetaret tash e tutje votojne vetem per keto qeshtje eshte problematike te kthehesh ne loje te madhe.Reformat ne parti, e pikerisht ne PDK, mund te behen vetem ateher kur keto tema behen bosht i debatit. Dialogu, antaresimet, e kaluara e lavdishme me nuk jane tema te mobilizimit te masave.
Rëforma nuk behet me koncepte e plane te shkruara bukur, ajo e ka njeriun, individin, pra personin si subjekt i cili ka gabuar si dhe zevendesimin e tij me dikend qe ka atribute tjera, pra dikend me norma e vlera konkurruese.

Të ngjashme