“Mbi 90 për qind e mjekëve të Kosovës duan të vaksinohen kundër Covid-19”

20:04 | 19 Mars 2021
L G

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Europë që nuk ka arritur të sigurojë asnjë dozë të vaksinës anti-covid.

Për më tepër, dy javë pasi Shqipëria ftoi Kosovën t’i dërgojë emrat e mjekëve që të marrin vaksinat Ministria e Shëndetësisë hartoi listën me emrat e 60 prej tyre.

Ata do të vaksinohen në Kukës.

Ftesës së Shqipërisë për vaksinim u janë përgjigjur mbi 90 për qind e mjekëve kosovarë.

“Javën e kaluar e kemi bërë një sondazh ku 94.3 për qind e mjekëve kanë qenë pro vaksinimit dhe kjo tregon edhe interesimin”, tha për RTK’në , kryetari i Odës Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Kosova është i vetmi vend në Europë që nuk e ka nis vaksinimin e popullsisë. Ministria e Shëndetësisë kishte paralajmëruar vaksinat do të mbërrinin në shkurt por afati ishte shtyrë për fundin e muajit mars.

Vaksinat do të jenë donacion nga rrjeti global Covax që u ndihmon vendeve të varfra të sigurojnë doza në sasi të caktuara të vaksinave.

Të ngjashme