Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket bisedimeve rreth konstituimit të institucioneve të shtetit.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit më Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, para medieve pohoi se këtu kanë përfunduar takimet e LDK-së me Vetëvendosjen, mirëpo, sipas tij, jo edhe me Vjosa Osmanin.
Ai, tha se javën e ardhshme presin ftesë nga Osmani për një takim të vecantë me të, shkruan arbresh.info
“Këtu kemi përfunduar takimet tona më Vetëvendosjen, sepse pozicionet tona janë të qarta. Sepse kështu ka vendosur zëri qytetarë. Lëvizja Vetëvendosje është në pozitë, në jemi në opozitë. Në do jemi një opozitë aktive dhe do jemi një alternativë e re në skenën politike”, u shpreh ai.
Abdixhiku tha se presin që javën e ardhshme, pas formimit të institucioneve të marrin ftesë nga Osmani për një takim të veçantë me të.
“Pra, këtu përfundojmë takimin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve, takohemi me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi LDK-së, karshi LVV-së, karshi partive të tjera opozitare dhe në veçanti nismës së saj për presidente”
Ndryshe, ky ishte takimi i fundit mes Kurtit e Osmanit më partitë politike.
Këto takime janë mbajtur më iniciativë të Kurtit e Osmanit si fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit para formimit të institucioneve.
Kujtojmë se seanca për konstutuimin e Kuvendit do të mbahet të hënën më 22 mars e pas saj pritet vazhdoj seanca për formimin e Qeverisë.
Enigm mbetet ende nëse LDK do ti bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit e ku kandidate është Vjosa Osmani.
Kujtojmë se nesër LDK pritet të zgjedh edhe kryesin e re të partisë e pastaj të vendos nëse do të qëndrojë në seancë./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...