Google ADS

LDK nesër zgjedh Kryesin e re

17:03 | 19 Mars 2021
L G

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se të shtunën Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie do të mblidhet për të zgjedhur Kryesinë e re.

Këtë deklaratë Abdixhiku e bërëi të ditur para medieve menjëherë pas takimit me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente, Vjosa Osmanin, shkruan arbresh.info.

Ai, tha se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër, do ua prezantojë detajet e takimit me Kurtin dhe Osmanin.

“Nesër si LDK e kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të formojmë Kryesinë e re dhe më pas janë organet e partisë që i marrin të gjitha vendimet”, tha ai.

Abdixhiku, ka sqaruar edhe deklaratën e Avdullah Hotit dhe Lutfi Hazirit.

“Unë do tu prezantoj atyre të nesërmen detajet e këtij takimi. Ajo çfarë dua të them, është që Presidenti i Kosovës sipas rolit kushtetues duhet të përfaqësoj të gjithë qytetarët e vendit. Si LDK gjithmonë kemi thënë që nuk jemi të interesuar të shkaktojmë destabilitet politik dhe më pak të krijojmë një president që përfaqëson një parti të caktuar politike, por që i përfaqëson të gjitha partitë politike në vend”, u shpreh Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme