Norvegjia, Suedia dhe Danimarka nuk do të aplikojnë vaksinat AstraZeneca

08:24 | 19 Mars 2021
Trina Galanxhi

Norvegjia, Suedia dhe Danimarka do të vazhdojnë të pauzojnë mbi dhënien e vaksinave AstraZeneca, përkundër raportit të Agjencisë Europiane të Barnave e cila tha se “vaksina është e sigurtë dhe efektive”.

Tre vendet thane se po shqytojnë vendimin e agjenicsë për të hetuar më tutje rreziqet shëndetësorë që mund të sjell kjo vaksinë, transmeton portali arbresh.info

Ndërkaq, Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja thanë se do të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca menjëherë pas deklaratës së agjencisë së barnave.

Agjencia e shëndetit publik të Suedisë tha se rregullatori i tyre kombëtar po hetonte rastet e mpiksjes së gjakut në vend.

“Ne shpresojmë që javën e ardhshme të jemi në gjendje të vendosim se si të përdorim më mirë këtë vaksinë në të ardhmen”, tha epidemiologu suedez Anders Tegnell.

Në Danimarkë, autoriteti shëndetësor tha se kishte “raste të vëzhguara të mpiksjes së rëndë, por të rrallë të gjakut pas vaksinimit me  AstraZeneca”.

Ata do të mbajnë një konferencë shtypi të Premten për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vaksinën, por do të vazhdojnë të ndalojnë vaksinat ndërsa shqyrtojnë vlerësimin e agjenicsë në ditët në vijim.

Norvegjia, ku rreth 120,000 njerëz morën një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, ka pasur gjashtë raste me efekte anësore serioze, dy prej të cilave ishin fatale.

Agjencia e Barnave në Europë ka ardhur në përfundim se vaksina AstraZeneca nuk përmban asnjë rrezik dhe se është e sigurtë në përdorim kundër Covid-19.

Raporti është parë me shumë tension brena BE-së, pasi disa vende kanë mungesë të theksuar të vaksinave.

Europa është duke e përjetuar fazën e tretë të pandemisë dhe janë pikërisht Franca dhe Italia që kanë vendosur të izolohen sërish për të frenuar infeksionet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme