Google ADS

Britania vonon dërgimin e vaksinave në Indi, Johnson jep arsyet

08:14 | 19 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se vonesa në dorëzimin e vaksinës kundër Covid-19 nga Instituti i Serumit në Indi ishte për shkak të problemeve teknike.

Ai hodhi poshtë pretendimin se shkaku i kësaj ishte çdo ndërhyrje e qeverisë indiane, transmeton portali arbresh.info

I pyetur nëse autoritetet indiane kishin ndaluar eksportin e vaksinës në Britaninë e Madhe, Johnson tha në konferencën për shtyp në Doëning Street se vonesa që ndodh shpesh në programet e vaksinimit u shkaktua nga probleme të ndryshme teknike, raporton Reuters.

Ai falënderoi Institutin Indian të Serumit për, siç tha ai, “rolin e tyre heroik në prodhimin e sasive të mëdha të vaksinave”.

“Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Institutin e Serumit dhe me partnerë në të gjithë botën, duke përfshirë kontinentin Europian,” shtoi kryeministri britanik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme