Ish-asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit Xhavit Drenori, është dënuar me 2 mijë e 600 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Drenas, për shpifje ndaj kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci.
Drenori në Edicionin Special në Klan Kosova e quajti këtë vendim skandaloz.
Ai tha se më 16 shtator të vitit 2017-të në rrjetet sociale kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku kishte denoncuar keqpërdorimin e infrastrukturës shtetërore nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, në fushatën e zgjedhjeve lokale.
Xhavit Drenori, paralajmëroi se sivjet do t’ia mësyjë sërish garës për kryetar të Drenasit.
Drenori tha së nëse me vendim kanë pasur për qëllim ta frikësojnë atë, nuk e kanë arritur këtë gjë.
Sipas tij kjo e ka bërë veç edhe më të fortë.
“Siç e shihni pra në atë kohë unë kam bërë një denoncim të keqpërdorimit të infrastrukturës shtetërore për fushatën politike. Siç po e shihni në atë kohë ka qenë 16 shtatori i vitit 2017-të, ku z.Lladrovci ishte kundërkandidat i imi në muajt vijues”.
“Kjo është parë nga njerëzit si përmbushje brenda mandatit të detyrave si anëtar i kuvendit, për luftimin e dukurive negative në Drenas”.
“Ky vendim më bëjnë më të fortë, nëse z. Lladrovci dhe gjykatësi kanë pasur për qëllim të më frikësojnë. Unë do t’i qasem sërish garës sivjet në muajin tetor. Unë konsideroj që kam vepruar brenda detyrave dhe mandatit si anëtar i Kuvendit të Drenasit për të mbrojtur të mirat. Unë kam qenë kundërkandidat edhe i z. Lladrovci nuë muaj më vonë”.
Ai theksoi se ka siguruar dëshmi se Ramiz Lladrovci, i ka shantazhuar bizneset me ardhjen e tij në pushtet.
” Ju e keni edhe postimin tim që i ka tre paragrafë. Ka të bëjë më biznesin. Në momentin që kemi marrë padinë, ne kemi pasur kohë 15 ditë që t’i përgjigjemi padisë unë dhe avokati im. Në përgjigje unë i kam shënuar dy persona, të cilët do të dëshmonin saktësisht këtë që e kam thënë. Njëri nga ta ishte pikërisht biznes dhe ishte dashur të ikë nga Drenasi për shkak të shantazheve”.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...