K.M, 32-vjeçar është arrestuar sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pas një ore negociata nga Policia e Kosovës.
32-vjeçari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke i kërcënuar policët me armë. Ai sot është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “dhunë në familje” dhe “kanosje”.
Arrestimin e sotëm në Prishtinë, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, raporton gazeta expres
“I dyshuari : K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policorë t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arrit të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri ”, tha Ahmeti.
Por, kush është 32-vjeçari që u arrestua sot ?
K.M është akuzuar se ka udhëtuar për në Siri me qëllime terrorizmi, dhe se më 2 shtator 2019, përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit, e kanë lëshuar Kosovën.
K.M, dyshohet se ka udhëtuar për në Stamboll, me qëllim që të shkojë në Siri dhe t’u bashkëngjiten organizatave terroriste që veprojnë atje, ku ka qëndruar deri më 6 shtator 2019.
Në aktakuzë është theksuar se i njëjti pasi janë zënë nga autoritetet turke në kufirin Turqi-Siri është arrestuar dhe më 17 dhjetor 2019 u është dorëzuar autoriteteve të Kosovës, raporton gazeta express.
Ndërsa, më 11 shkurt 2021, Gjykata e Prishtinës, e ka liruar nga akuza K.M.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...