Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur rreth mundësisë që Vlora Çitaku të jetë në krye të PDK-së.
Haliti në T7 ka thënë se Çitakun e kanë ftuar me qenë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së por ajo ka refuzuar.
Megjithatë, Haliti theksoi se nëse Çitaku dëshiron të ushtroj funksione në PDK i ka rrugët e hapura.
“Unë Vlorën e kam shoqe dhe e njoh shumë mirë, prej ditës së parë që kemi mbajtur konferencë pas luftës. Ka qenë gjithmonë në parti në funksione të ndryshme, deputete, ministre. Tani ajo është kthyer nga detyra që ka pasë nëse dëshiron me ardhë me ushtru funksione në parti rrugët i ka të hapura. Nëse kërkon diçka prej partisë duhet me ardhë në parti dhe partia vendos”, tha Haliti.
“Ne e kemi ftu me qenë pjesë e listës zgjedhore, nuk ka dashur, vendimi i saj”, shtoi ai.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...