Google ADS

Filipçe: Me rezervë e them se 100 mijë vaksina do të arrijnë më 31 mars dhe 15 prill

23:50 | 18 Mars 2021
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se të gjitha vaksinat do të kontrollohen dhe do të kenë certifikatat e nevojshme për cilësi.

Ai pret që vaksinat e AstraZeneca të arrijë më 31 mars dhe 15 prill, ndërsa vaksinat kineze më 31 mars. Filipçe thekson se sistemi është i përgatitur dhe në mënyrë të saktë dihet se si do të zhvillohet vaksinimi.

Filipçe theksoi se vaksina AstraZenca është e sigurt dhe se këtë e thonë Agjenciaa Nacionale e BE-së.

Ndryshe, vaksinimi nisi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë nga vaksinat e dhuruara, ndërsa pas personelit shëndetësorë prioritet do të kenë personat mbi 70 vjet./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme