Tahiri shpall kandidaturën për të parin e Podujevës

23:20 | 18 Mars 2021
L G

Besnik Tahiri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kandidatura e tij shpreh vullnetin dhe dëshirën e tij dhe të Aleancës, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit të lindjes dhe qytetarëve te tij.

“Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe dëshirën time dhe teAleancës, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetarëve te tij”, shkroi ai.

Tahiri, ka treguar arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës për Podujevën.

“Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme