PDK ka vendosur, tregon nëse do qëndrojnë në Kuvend kur të propozohet Vjosa Osmani për Presidente

22:39 | 18 Mars 2021
L G

Nënkryetari i PDK-së dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Xhavit Haliti ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Nëse duam ta zbatojmë një rregull që e ka imponuar Kushtetuesja, duke e kushtëzuar qëndrimin e deputetëve në seancë, mendoj se deputeti duhet të prezent në çdo situatë në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar disa raste të caktuar nëse nuk janë dakord me atë që ndodh”, ka thënë Haliti në“Debat” të RTK-së .

Ai tutje ka thënë se PDK dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.

“Vjosën e kom pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë kaë qëndrime të kundërta”, ka thënë tutje Haliti.

Sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr tri pozicionet më të rëndësishme të shtetit, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet demokratik.

“OSe duhet lënë pozitën e presidentit për opozitën, ose të kemi një president konsensual. Në vijmë nga një mëndesi e tillë politikë, që domosdoshmërisht duhet ta shkatërrojmë kundërshtarin, mos ta përfillim dhe të ndërtojmë të vetëm institucionet”, ka thënë Haliti.

 

Të ngjashme