Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në Amerikë, ka prekur edhe familjen time

22:03 | 18 Mars 2021
Arditë Shkodra

Ditë më parë janë vrarë tetë aziatiko-amerikan në një qendër të masazhit.

Personi që kishte vrarë tetë persona është arrestuar gjersa ka thënë se është i varur nga seksi.

Tashmë shumë personalitetet politike dhe fushave të ndryshem duke përfshirë edhe CEO-n dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një reagim të bashkëshortes së tij, e cila i përket komunitetit aziatik, ka pohuar se racizmi është rritur edhe më tepër gjatë pandemisë.

“Racizmi kundër komunitetit aziatik për fat të keq nuk është i ri, por retorika rreth pandemisë e ka sjellë atë përsëri më shumë në fokus. E shoh që prek anëtarët e familjes time dhe shumë nga miqtë tanë. Të gjitha mesazhet e solidaritetit më sjellin pak shpresë dhe unë i vlerësoj të gjithë zërat tuaj që bëni të dëgjohen dhe të qëndrojnë me komunitetin dhe të flasin kundër urrejtjes”, ka shkruar ai.

Priscilla Chan, bashkëshortja e Zuckerbergut ka pohuar se “Urrejtja e lë secilin prej nesh më keq. Amerikano-aziatikët janë amerikanë që ndërtojnë pa u lodhur komunitetet tona dhe një të ardhme më të mirë. Ne nuk mund të anashkalojmë atë që ndodhi natën e kaluar në Atlanta. Përkundrazi, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të sigurojmë që të gjithë të shihen dhe të jenë të sigurt”.

Racism against the Asian community unfortunately isn’t new, but the rhetoric around the pandemic has again brought it…

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, March 18, 2021

 

Të ngjashme