Qytetarët po dhurojnë gjak për t’i ndihmuar të sëmurët rëndë me COVID-19.
“E kemi parë që ka kërkesa të mëdha për plazmën e gjakut të personave që kanë kaluar coronavirusin. Unë jam nga ata që e kam kaluar coronavirusin dhe kësaj radhe kam pasur një motiv më shumë për të dhuruar gjak”, thotë për RTV Dukagjinin, Artan Sejdina.
“Është hera e katërt që po dhuroj gjak. Kësaj radhe erdha vullnetarisht pasi e kam kaluar coronavirusin. I ftoj të gjithë qytetarët që kanë kaluar të dhurojnë gjak”, shprehet një tjetër pacientë.
Bukurije Zhubi nga Transfuzioni i Gjakut thotë se ka shumë dhurues vullnetarë që kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar personat e prekur nga coronavirusi.
“Kemi 640 persona që e kanë kaluar coronavirusin dhe që kanë dhuruar plazmë konvaleshente. Kanë qenë dhurues vullnetarë por kanë deklaruar që e kanë kaluar coronavirusin. Të njëjtët i kemi testuar për antitrupa dhe 130 prej tyre kanë rezultuar se i plotësojnë kushtet për të dhuruar plazmë konvaleshente”, deklaroi Bukurije Zhubi.
Ndërsa infektologu Ilir Tolaj thotë se institucionet kanë dështuar të ndjekin rekomandimet e OBSH-së.
“Mendoj se është dështim i institucioneve shëndetësore dhe atyre qeveritare pasi nuk i kanë futur në protokollet vendore me kohë rekomandimet e OBSH-së”.
Plazma konvaleshente rekomandohet të merret në javën e parë të infektimit me coronavirus.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...