Google ADS

Tomori: Dua ta impresionoj Maldinin, nuk e di nëse do qëndroj

19:07 | 18 Mars 2021
Arditë Shkodra

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ka folur për të ardhmen e tij tek skuadra “Rossonere”.

Tomori erdhi si huazim nga Chelsea në fillim të këtij sezoni dhe ai ka një opsion në kontratën e tij që mundëson blerjen e tij për një shumë prej 28 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes me Manchester United, anglezi foli për të ardhmen e tij.

“Dua ta impresionoj Maldinin. Është si ti japësh mundësinë që një sulmues të qëndrojë nën shoqërinë e Ronaldos ose Messit”, tha ai.

“Është çmenduri, që nga dita e parë tha ‘jepi’ dhe të komplimenton kur luan mirë. Nëse nuk luaj mirë vjen dhe prapëseprapë thotë se bëre mirë”, tha Tomrori.

“Për momentin jam mirë këtu dhe më pëlqen Milano, të luaj këtu është një eksperiencë. Nëse do të mbes këtu nuk e di, nuk mendoj aq larg. Ka ende rrugë për të bërë në këtë sezon”, përfundoi Fikayo Tomori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme