Detyrimi i Malit të Zi është të mbetet maksimalisht i përkushtuar për të arritur rezultate në rrugën drejt Bashkimkt Evropian.
Kështu pohoi zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq duke përmbledhur vizitë tre ditore në Bruksel, raporton rtcg.
“Përshtypjet për Malin e Zi janë shumë pozitive, por ne duhet të justifikojmë pritjet, që të gjithë ta shikojnë me simpati shtetin malazez. Ne duhet të justifikojmë rezultatet, është detyrimi ynë, dhe unë do të përpiqem të inkurajoj ministrat e tjerë dhe Kryeministrin të qëndrojnë plotësisht të përkushtuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të jemi në një situatë për të dhënë rezultate konkrete”, thotë ai.
Ai thotë se ka marrë garanci nga komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi se një kontingjent vaksinash do të arrijnë në Mal të Zi në formë donacioni më 31 mars, transmeton telegrafi.
“Komisioneri nuk përmendi sasinë e vaksinave, por tha që ne nuk duhet të caktojmë fonde për ato vaksina, se ata do të jenë donatorë dhe se Komisioni Evropian ka siguruar para për gjithçka që do të jetë donacionet e ardhshme për Malin e Zi dhe Ballkani Perëndimor. Ne nuk mund të vaksinojmë një numër të madh njerëzish brenda një periudhe të shkurtër kohe, por ambicia jonë është që të vaksinojmë 35 për qind të popullsisë deri më 1 qershor në mënyrë që të ruajmë sezonin turistik”, tha Abazoviq.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën