Demokratët paralajmërojnë ankimim të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili la pa regjistruar 69 kandidatë për deputetë të koalicionit opozitar.
Oerd Bylykbashi: Kjo paligjshmëri goditet në CAS, në kolegjin zgjedhor, por ka edhe trajta antikushtetutshmërie.
Ish-deputeti Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore e cilëson një vendim të paligjshëm e arbitrar.
“Jo vetëm sistemi zgjedhor hyn në kolaps dhe nuk plotëson dot parlamentin, por mbi të gjitha është mohimi i të drejtës për të garuar dhe nga ana tjetër është gjithashtu edhe mohimi i të drejtës së zgjedhësve për të votuar kandidatët e tyre.“
Në vazhdën e paligjshmërisë sheh edhe tentativën sipas tij të maxhorancës për të mos vendosur emrat e kandidatëve në fletën e votimit, por vetëm renditjen e tyre me numër.
“Partia Socialiste ka mbushur radhët e saj me figura të cilët vijnë apo mbështeten nga bota e krimit dhe është komode për Edi Ramën që t’i fsheh pas numrave. Ne kërkojmë që emrat e opozitës të jenë emra të cilët përzgjidhen drejtpërdrejtë nga zgjedhësit dhe emrat e atyre të jenë në fletët e votimit.“
Lulzim Basha i ka besuar jo vetëm dy prej reformave më të rëndësishme, atë zgjedhore dhe në drejtësi, por në 25 prill edhe mandatin për herë të tretë të deputeti në Qarkun e Durrësit. Një betejë që e sheh të fortë e që sipas tij do të bëjë edhe kthesën për t’u ndarë nga bashkëqeverisja me krimin.
“Është një betejë që vërtetë do të jetë e fortë, por do të jetë edhe pika që do të tregoj që qeverisja e Edi Ramës është mbyllur. Qytetarët e Durrësit nuk pranojnë më modelin e qeverisjes së Edi Ramës dhe kërkojnë realisht ndryshim, jo vetëm rotacion.“
Ligjin e Dekriminalizimit e cilëson si një ndër betejat e tij të fituara përballë Kryeministrit Rama, maxhoranca e të cilit ka artikuluar për persona me rekorde kriminale në listat e opozitës, përfshi edhe në qarkun ku Bylykbashi kandidon.
“Partia Demokratike dhe opozita është ballëhapur përpara ligjit të dekriminalizimit. Asnjë tentativë e Edi Ramës nuk mund të barazojë listat e opozitës me ato lista ku krimi mbizotëron.“
Si garanci për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë, pak ditë më parë Lulzim Basha iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm me një shkresë ku i kërkon verifikim të thelluar të emrave të vënë në shënjestër nga maxhoranca./tv klan
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...