Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që të mos merret vendim për mbyllje të shkollave të Kosovës në arsimin para universitar.
Përmes një njoftimi për media, nuk duhet lejuar që një gjë e tillë të ndodhë duke shtuar se nuk ka as bazë juridike dhe as faktike, shkruan Arbresh.info.
të dëmtohet shumë interesi i nxënësve tanë, kur ashtu-ashtu janë veçse të dëmtuar për shkak të pandemisë covid-19. Ne do të pajtoheshim që të mbylleshin shkollat sikur të mbyllej i gjithë vendi (psh. siç është vepruar në disa vendet të Evropës) por jo që bizneset, kafiterit , institucionet lokale e qendrore të punojnë ndërsa të mbyllen shkollat, edhe pse statistikat tregojnë se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar është simbolik. Ne i kuptojmë komunat e mëdha si Prishtina, Peja ,Gjilani që kanë numër të madh të nxënësve nëpër shkolla dhe kanë probleme me pandeminë në mungesë hapësirash, por mbi 70 % e komunave të Kosovës sidomos komunat rurale nuk kanë asnjë shkollë që është mbyllur qoftë vetëm një ditë, dhe se kanë kushte të mjaftueshme për të punuar pa probleme”, thuhet tutje në njoftim.
Këshilli i Prindërve ka thënë se nuk duhet t’i vuajnë pasojat e tri ose katër komunave, mbi 70% të komunat tjera të Kosovës, të cilat nuk kanë probleme me pandeminë.
Ata kanë bërë thirrje që të zbatohet Plani i MASHT-it sipas skenarëve A,B dhe C.
“Nga ju si kryeministër kërkojmë që t’i ndihmoni komunat e mëdha që po përballen me probleme me covid-19 nëpër shkolla por jo të mbyllen të gjitha shkollat e Kosovës apo arsimi para universitar. Është konstatuar edhe nga ekspertët e fushës se, shkollat nuk janë burim i përhapjes së virusit Covid -19 dhe as që ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve në Kosovë. Ju mund të kërkoni nga IKSHP-ia që të iu dërgoj të dhënat e të infektuarve nga mosha 5 deri 17 apo statistikat ditore dhe do të bindeni”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...