Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të jetë ‘gjithmonë i mirëpritur’ në Santiago Bernabeu.
Emri i Ronaldos ka qenë padyshim më i lakuari në javët e fundit, pasi e ardhmja e tij te Juventusi është në dyshim pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve.
Ylli portugez është lidhur shumë me një largim nga klubi italian, ndërsa më së shumti është përfolur një rikthim te Real Madridi.
Vinicius, i cili arriti në Real kur Ronaldo u transferua në Itali në vitin 2018, foli në lidhje me thashethemet e vazhdueshme për një kthim të portugezit.
“Cristiano është një legjendë në këtë klub”, ka thënë fillimisht Vinicius Junior për TNT Sports.
“Ai ka fituar shumë me Real Madridin”.
“Nuk mund të them shumë, sepse nuk e di se çfarë po ndodh, por ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve