Thomas Tuchel beson se Chelsea i tij cilësi për t’u bërë pretendent i mirëfilltë për titull në Ligën e Kampionëve, duke thënë se askush nuk do të dëshironte të përballej me skuadrën e tij.
Hakim Ziyech dhe Emerson Palmieri shënuan për t’i ndihmuar Chelseat ta mposhtë 2:0 Atletico Madridin të mërkurën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge.
Të kaltrit e siguruar një vend në çerekfinale duke e rrëzuar liderin e La Ligës me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga të dy ndeshjet.
Me këtë fitore, Tuchel e zgjati në 13 ecurinë pa humbje që prej se e mori drejtimin e Chelseat.
Duke e pritur shortin çerekfinal, Tuchel këmbëngul Chelsea nuk i frikësohet askujt në këtë garë.
“Më e rëndësishmja është që ne të ndiejmë se e meritojmë këtë. Lojtarët e mi luajnë me një lidhje të veçantë dhe paraqitjet dhe rezultatet si këto të japin përparësi për të arritur rezultate të veçanta”, tha Tuchel.
“Jam i sigurt se askush nuk dëshiron të përballet me ne. Është një sfidë shumë e vështirë që na pret tani sepse jemi në mesin e tetë më të mirëve”, shtoi ai./Gazeta Express/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare