Pasuria neto e Donald Trump ka rënë me rreth 700 milion dollarë në 2.3 miliardë dollar gjatë kohës kur ai ishte President.
Pandemia e koronavirusit ka goditur fort pasurinë e tij, pasi hotelet dhe vendpushimet që zotëron ai kanë qëndruar të mbyllura për më shumë se një vit, transmeton portal arbresh.info
Flota e avionëve dhge fushave të golfit gjithashtu ka shënuar rënie.
Trump aktualisht është nën një hetim penal në çështjet e tij financiare dhe biznesin e tij familjar.
Bloomberg analizoi dokumentet financiare dhe regjistrimet e tjera nga maji 2016 dhe janari 2021 për të llogaritur pasurinë e Trump para dhe pasi ai u bë president i SHBA.
Pasuria e patundshme komerciale e Trump përbën rreth një të katërtat e vlerës së tij neto. Të gjitha zyrat nën pronësinë e tij janë duke qëndrur mbyllur, pasi shumë njerëz janë duke punuar nga shtëpua.
Ai gjithashtu zotëron, administron ose licencon emrin e tij në rreth një duzinë hotelesh dhe vendpushimesh, plus 19 kurse golfi.
Megjithëse golfi është bërë popullor gjatë pandemisë si një sport në natyrë i distancuar nga shoqëria, besohet se dy fushat e golfit që ka Trump në Skoci kanë humbur vazhdimisht para.
Deutsche Bank, e vetmja bankë e gatshme t’i japë hua atij pas falimentimeve të tij në vitet 1990, gjithashtu tha pas trazirave gjatë garës për President nuk do të bënte më biznes me të.
Trump zotëron gjithashtu një flotë avionësh që përfshin një Boeing 757. Këto aeroplanë janë dekada të vjetër dhe janë shënuar me vlerë gjatë viteve, sipas zbulimeve financiare të shikuara nga Bloomberg.
Shtatë aeroplanë u vlerësuan me rreth 59 milion dollarë në 2015 dhe pesë u vlerësuan me rreth 6.5 milion dollarë në vitin 2020. Vlera e avionëve të Trump ka rënë gjatë viteve, pjesërisht ai ka shitur disa nga flotat e tij.
Gjatë presidencës së tij, financat e Trump ishin rregullisht në qendër të vëmendjes edhe pse gjithnjë ka qenë “sekret” se sa taksë ka paguar ai.
Muajin e kaluar Gjykata e Lartë urdhëroi Trump të dorëzonte deklaratat e tij të taksave dhe të dhënat e tjera financiare prokurorëve në Neë York. Për muaj me rradhë ata janë përpjekur që të marrin vlerën e kthimit të taksave personave dhe ato të koorporatave nga Trump.
Hetimi filloi fillimisht në 2018 për të shqyrtuar rolin e Organizatës Trump në pagesat e parave të bëra gjatë fushatës presidenciale 2016 , pasi dy gra e akuzuan atë edhe për aferë seksuale dhe korruptive.
Si një ish-President shumë i diskutuar, Donald Trump pritet të nënshkruajë një marrëveshje fitimprurëse të mediave për të rimarrë pak vetën nga pasuria e humbur.
Barack dhe Michelle Obama thuhet se u paguan rreth 65 milion dollarë për kujtimet e tyre, ndërsa Bill Clinton fitoi një avans prej 15 milion dollarë për librin e tij në 2004.
Bloomberg shkruan se Trump mund të përfitojë pas presidencës përmes një kanali lajmesh ose platforme të mediave sociale./arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...