Agjencitë e inteligjencës në SHBA thonë se ekstremistët e motivuar nga raca dhe grupet ekstremiste të krahut të djathtë janë duke u rritur, ndërsa kërcënimet e tyre besohet se mund të intesifikohen gjatë këtij viti.
Një vlerësim i lëshuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare thotë se ekstremistët e motivuar racor ka shumë të ngjarë të qëndrojnë pas sulmit ndaj civilëve, ndërsa anëtarët e grupeve të krahut të djathtë zakonisht janë në shënjestër të policisë dhe stafit qeveritar, transmeton portali arbresh.info
Agjencitë që kontribuan në raport, përfshirë FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, thanë se ekstremistët e brendshëm që promovojnë epërsinë racore të bardhë nuk kishin marrëdhënie të zhvilluara me ekstremistët e huaj dhe se për shkak të pandemisë, shumë pak ekstremistë amerikanë kanë pasur mundësinë që të udhëtojnë dhe të lidhen me ekstremistët e huaj.
Agjencitë thanë se kategori të tjera ekstremiste të brendshme që shqetësojnë hetuesit qeveritarë përfshijnë aktivistë të kafshëve dhe mjedisit, protestues mbi abortin, anarkistë dhe njerëz që e quajnë veten sovranistë dhe besojnë se kanë imunitet nga pushtetet dhe ligjet e qeverisë.
Sipas inteligjencës amerikane, besohet se zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore, të tilla si pretendimet nga ish Presidenti Republikan Donald Trump dhe mbështetësit e tij në lidhje me mashtrimet në zgjedhjet presidenciale të SHBA, kufizimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit, pasojat e kryengritjes në Kapitol më 6 janar dhe teoritë e konspiracionit, kanë rritur sigurinë e ektremistëve në SHBA./arbresh.info/
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...