Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në aksin Lezhë Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit, ku një 55-vjeçar humbi jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion.
Viktima është identifikuar si Eduard Grishaj, studiues dhe përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.
Siç mësohet 55-vjeçari Grishaj prej një jave i kishte mbijetuar edhe covidit.
Të dy mjetet kanë qenë në drejtim të Lezhës dhe në kryqëzimin e Dajçit kamioni ka tentuar që të dalë në të djathtë të rrugës, por 55 vjeçari ka qenë me shpejtësi dhe nuk e ka venë re se gjysma e kamionit ishte akoma ne rrugë kryesore dhe ka përfunduar poshtë tij, duke humbur jetën në vend.
Pamjet e rënda nga vendngjarja tregojnë makinën e viktimës të shtypur gati totalisht nga kamioni, ku u desh edhe ndërhyrja e fadromëve për të nxjerrë automjetin e bllokuar.
Policia njoftoi se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme./TCH
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz