Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar pas takimit të Këshillit Drejtues.
Ai tha se në këtë mbledhje është duke u analizuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që Këshilli Drejtues i PDK-së në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente”, tha Hoxhaj.
I pari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës theksoi se sa i përket çështjes së votimit të Vjosa Osmanit për presidente e pret vendimin e Këshillit Drejtues.
“Në dokumentet dhe rregulloret tona si parti politike është pikërisht e Këshillit Drejtues që të marrë vendime për koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore. Ky nuk është koalicion parazgjedhor, por është situatë konkrete. Ajo çka kam bërë prej 5 nëntorit që e kam marr këtë detyrë është që vendimmarrjen e kam sjell në kryesi e në organet e partisë, por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete”.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...