Nuk ka masa të reja restriktive si pasojë e Covid. Në fuqi mbetet ora policore prej 22.00 deri në 5.00 të mëngjesit. Për vendim të ri eventual Komisioni do të mblidhet javën e ardhshme.
“Masa aktuale që është në fuqi, restrikcioni për lëvizje pas orës 22 duhet të mbetet e njëjtë, nuk do të plotësohet dhe rezultatet definitive i presim nga fundi i kësaj jave apo fillimi i javës që vjen deri atëherë jemi maksimalisht të angazhuar t’i menaxhojmë të gjitha aktivitetet lidhur me vendosjen, transferimin, ndërkaq nëse do ketë masa të reja ajo do të vendoset në fillim të javës që vjen”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Lloji britanik i virusit po përhapet me shpejtësi të madhe. Ministri i Shëndetësisë tha se kjo rritje i përkon pikut të valës së tretë të pandemisë, ku nga 15 shkurti deri në 15 mars është regjistruar një rritje prej 5 mijë rasteve të reja.
“Në ata qytete ku ka pasur rritje të shtuar të numrit, të njëjtat kanë pësuar rënie sic është Valandova, Krusheva,Kavadari dhe Prilepi ndërkaq ka pësuar rritje të dukshme numri i rasteve nëpër qytete ku situata ka qenë e qetë siç është Gostivari, Shkupi dhe Velesi”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe njoftoi se deri në fund të marsit ose fillim të Prillit pritet që përmes mekanizmi Covax të arrijnë 100 mijë vaksina. Deri në javën e parë të prillit poashtu pritet të arrijnë edhe vaksinat ruse me çka do të fillonte dhe vaksinimi i popullatës. Filipçe pranoi se furnizimi e vaksina nuk po shkon me dinamikën e dëshiruar.
Ndërkohë shumë shtete të Evropës përkohësisht e kanë suspenduar vaksinën Astra Zeneca, pas raportimeve se e njëjta shkakton mpiksje të gjakut. Mirëpo ekspertët e fushës, si shkencëtaret shqiptare Detina dhe Argina Zalli kanë publikuar fakte të cilat favorizojnë vaksinën Evropiane. Ndër arsyet e shumta ata kanë publikuar dhe raportin e autopsisë së mësuesit italian për të cilin pretendohej që ka ndërruar jetë pasi ishte imunizuar me Astra Zeneca, duke shpjeguar se i njëjti kishte ndërruar jetë si pasojë e problemeve me zemrën dhe jo nga imunizimi. Poashtu ekspertet Zalli kanë shtuar se përfitimet që sjellë kjo vaksinë janë shumë më të mëdha se sa mpiksja e gjakut./alsat
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...