Geer: Shpërndarja e vaksinave nuk është në nivelin e dëshiruar, COVAX do të funksionojë në mënyrën e duhur

14:09 | 17 Mars 2021
A. B.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, David Geer, sot në Tetovë tha se shpërndarja e vaksinave nuk është në nivelin e dëshiruar, por tha se mekanizmi COVAX do të funksionojë ashtu siç duhet.

Ai tha se BE-ja dëshiron të sigurohen vaksina që nga fillimi, por tha se çështja është më e komplikuar, për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve.

“Duke pasur parasysh se edhe në kuadër të BE-së ka anëtarë që kanë vështirësi në lidhje me programin për shpërndarjen e vaksinave, numri i rasteve të reja rritet dhe kjo e bënë punën më të vështirë. Të mos harrojmë që BE gjithashtu funksionon mbi bazë të sistemit të solidaritetit dhe në këtë kontekst do të funksionojë edhe mekanizmi COVAX”, tha Geer.

Në pyetjet nga gazetarët, Geer tha se BE-ja ka bërë shumë lidhur me mbështetjen e vendeve të rajoni gjatë pandemisë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme