Google ADS

Personat mbi 50-vjeç në Britani të Madhe, mund të rezervojnë terminin për vaksinim kundër COVID-19

13:00 | 17 Mars 2021
A. B.

Të gjithë personat mbi 50-vjeç në Britani të Madhe, mund të rezervojnë terminin për vaksinim kundër COVID-19

Në ueb-faqen e ministrisë së Shëndetësisë në Britani të Madhe është bërë e ditur se çdo person i moshës 50-vjeçare apo mbi këtë moshë, ftohen që të caktojnë terminin.

Ky vendim vjen pasi qeveria muajin e kaluar bëri të ditur se të gjithë personave mbi moshën 50-vjeç, do t’i ofrohet vaksina kundër COVID-19 deri në muajin maj, shkruan Sky News transmeton portali arbresh.info

Qeveria kishte vënë mision sa i përket vaksinimin duke përmendur qysh në fillimin nëntë prioritetet. E në këto nëntë prioritete përfshiheshin në vaksinim punonjësit e shtëpive të pleqve dhe stafi i tyre, personat mbi moshën 70-vjeç dhe punonjësit shëndetësor.

Aty përfshihen edhe të gjithë ata që janë mbi 65-vjeç por që e kanë të rënduar gjendjen shëndetësore. E tani disa gjëra kanë ndryshuar, duke lejuar marrjen e vaksinës të gjithë ata që janë 50-vjeç apo mbi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme