Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ndryshuar pak qëndrimin në lidhje me imigrantët e huaj, duke iu bërë thirrje mos të shkojnë në SHBA.
“Mund të them goxha qartë: Mos ejani. Mos e braktisni qytezën, qytetin apo komunitetin tuaj”, tha presidenti amerikan në një intervistë për televizionin ABC, duke iu referuar imigrantëve, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Ai tha se nuk beson që retorika e tij e ka nxitur rritjen e numrit të imigrantëve që po mundohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Ekipi i presidentit të ri është duke u përballur me rritje të numrit të imigrantëve në kufirin me Meksikën. Kjo çështje, bashkë me pandeminë, po cilësohet si një ndër sfidat më të mëdha të administratës amerikane në 100 ditët e para të qeverisjes.
Sekretari për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë në rrugë për ta regjistruar numrin më të lartë të njerëzve të ardhur në kufirin jugor në 20 vitet e fundit.
Numri i imigrantëve që po ndalohen në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara është rritur vazhdimisht nga prilli i vitit të kaluar, ndërsa edhe administrata e Bidenit po e vazhdon dëbimin e shumicës së të rriturve që janë të vetëm dhe familjeve sipas një urdhri të Trumpit, që ishte dhënë në fillim të pandemisë. /arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...