“Dialogu me Kosovën nuk duhet të jetë parakusht për pranimin e Serbisë në BE”

10:58 | 17 Mars 2021
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka vlerësuar se procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm.

Ai në një intervistë për Tanjug ka theksuar se ky proces nuk duhet të jetë parakusht për përshpejtimin e negociatave për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk është vetëm interes i Serbisë që të anëtarësohet në BE, por po ashtu edhe interes i BE-së që ta ketë Serbinë në mesin e anëtarëve të saj”, ka thënë Szijjarto.

Ai është shprehur se është turp me BE-në që nuk e ka hapur asnjë kapitull për Serbinë gjatë vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme