Shteti i Serbisë nga nata e mbrëmshme është futur në bllokim për ta parandaluar përhapjen e COVID-19. Nga fillimi i marsit në Serbi ka filluar të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi.
Kryeministrja Ana Bërnabiq, pas mbledhjes së Qeverisë serbe ka thënë se vendi do të hyjë në bllokim nga 16 marsi deri më 21 mars.
Bërnabiq ka theksuar se e gjithë situata është në dorën e qytetarëve, nëse deri të hënën nuk ka rritje të numrit të rasteve me COVID-19 atëherë ata do të dalin nga bllokimi.
Të mbyllura do të jenë kafenetë, baret, qendrat tregtare, kinematë, muzetë, qendrat për grim dhe përkujdesje të flokëve, fitneset dhe qendrat sportive.
Të hapura janë vetëm pomptat e benzinës, barnatoret dhe dyqanet e ushqimit, thuhet në në njoftimin e Qeverisë së Serbisë./klankosova/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...