Google ADS

Deputeti goran, Hoxha: Bllokadën nuk e shohim si metodë politike në formimin e institucioneve

10:02 | 17 Mars 2021
Arbresh.info

Lideri i partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se bllokadën e institucioneve nuk e shohin si metodë për zgjidhjen e problemeve.

Hoxha në një konferencë për media tha se takimi ishte konstruktiv dhe përfaqësuesit e komunitetit goran punojnë për një Kosovë multietnike.

“Bllokadën e institucioneve nuk e shohim si metodë politike për zgjidhjen e problemeve…. Natyrisht edhe ne i kemi kërkesat tona minimale për përfshirjen e barabartë në institucionet e Kosovës…”, tha ai para medieve. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme