Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se ndihet sikur një 27-vjeçar dhe jo si 35-vjeçar, pasi i ndihmoi kampionin spanjoll të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.
Modrici e dha një asist vendimtar të goli hapës i Karim Benzemas kundër Atalantës në fitoren e Real Madridit 3:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.
Edhe trajneri i Realit Zinedine Zidane mbeti i mahnitur nga paraqitja e kroatit, duke thënë se është e pamundur ta dallosh se Modric është në fakt 35-vjeçar.
“Atalanta na bëri shumë presion, në gjithë fushën. Ata nuk ndalen duke vrapuar. Goli i Benzemas erdhi në kohën e duhur. Na dha vetëbesim për të vazhduar përpara”, tha Modric pas ndeshjes.
“Unë jam 35-vjeçar, por ndihemi sikur jam vetëm 27-vjeçar. Ndihem për mrekulli. Nuk duhet ta shikoni moshën, por sesi luajmë në fushë, pavarësisht moshës. Unë ende jam i uritur për më shumë, për të vazhduar për të luajtur në nivelin më të lartë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...