Në një restoran në Ferizaj ka shperthyer zjarr në orët e mbrëmjes.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
“Sonte rreth orës 19:15 policia ka marrë një informacion se është një incident zjarri në rrugën e Reçakut, këtu në Ferizaj. Njësitet e reagimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga njësitet e hetimit të stacionit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve dhe ekipet e KEDS-it, të cilët menjëherë e kanë ndërprerë rrymën dhe zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.Ka qenë një kontraktor i lidhur për gjeneratori në një restoran”, tha Veseli në Klan Kosova.
Ai theksoi se rreziku nga ky zjarr ka qenë potencial, por është intervenuar shumë shpejtë dhe është shuar zjarri.
“Po, faktikja ka qenë aty se restorani është afër pompës së derivateve. Por, zjarri ka shpërthyer prapa objektit. Rreziku ka qenë potencial, por fatmirësisht zjarri është shuar shpejtë”, tha ai.
Para dy muajsh në një nga restorantet e këtij qyteti kishte shpërthyer një bombolë gazi, ku kishte lënë mbi 46 persona të lënduar, por fatkeqësisht në mesin e tyre kishte edhe të vdekur.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...