Google ADS

Man City vazhdon rrugën drejt çerekfinales, mposht Monchengladbach

23:07 | 16 Mars 2021
Arditë Shkodra

Manchester City ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0.

Kevin de Bruyne u përkujdes që të hapte serinë e golave me një gol shumë të bukur jashtë zonës së 16 metërshit, shkruan lajmi.net.

Ilkay Gundogan në anën tjetër shënoi për t’i dhënë skuadrës vendase epërsi të dyfishtë në minutën e 18-të.

Gjatë pjesës së dytë nuk pati ndonjë ndryshim rezultati edhe pse u krijuan disa raste të mira.

Me këtë fitore, Citizens janë kualifikuar për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, duke fituar 4-0 me rezultat të përgjithshëm.

Të ngjashme