Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale.
Klinaku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kjo është dëshmi që Specialja është politike dhe e jashtëligjshme.
E sipas tij këtë po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë më ngritjen e mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.
Postimi i plotë:
Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.
Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së.
Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe…
Posted by Faton Klinaku on Tuesday, March 16, 2021
Lexo edhe:
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare