Google ADS

Vaksinimi me Astrazeneca/ Rama: Nëse na thonë ndaloni, ndalojmë!

17:53 | 16 Mars 2021
Arbresh.info

Në Durrës ka vijuar sot procesi i vaksinimit të mësuesve me dozat e vaksinës Astrazeneca.

Për të parë procesin nga afër ishte vetë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga mjekja Silva Bino dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Edhe pse ka pasur disi hezitim, Bino tha se procesi ka vijuar normalisht.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka një sërë vendesh që vijojnë vaksinimin, pavarësisht një dyshimi të pa faktuar, e megjithatë tha ai pritet konfirmimi i EMA dhe OBSH, për të kundërtën.

“Nëse do thonë ndaloni ata, do ndalojmë “, tha Rama.

Manastirliu: Të gjitha vendimet që merren nisen nga fjala e OBSH dhe EMA.

Bino: Edhe agjencia rregullatore e Kanadasë, e Mbretërisë së Bashkuar japin siguri etj, që nga e shtuna deri tani procesi ka ecur mirë, ka një lloj hezitimi nga publikimet në media.

Rama: S’kanë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj lloj lajmesh, lloj lloj lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye, është luftë e madhe për jetën por dhe tregtare. Nuk e kanë ndërprerë vaksinimin Hungaria, Çekia, Kanada, Belgjika, Polonia, Serbia etj dhe pjesa tjetër po pret për konfirmim,.

Ne do vazhdojmë vaksinimin tani, nuk do e ndalojmë pa pasur në evidencë shkencore, se OBSH dhe EMA deri tani ka vlerësuar dobitë e vaksinës, nëse thonë ndaloni , do ndalojmë, sot po flisja me Londrën aty janë bërë miliona doza astrazeneca dhe s’ka asnjë problem.

Manastirliu: Komiteti do mblidhet dhe sot pasdite po do presim vendimin e EMA dhe OBSH. Nuk bëhet fjalë për një lot tjetër prodhimi. Britania madhe ka përdorur miliona doza, që ka vaksinuar dhe më shumë.

Rama: Ka pasur shumë refuzime?

Bino: Jo shumë

Rama: Nejse kjo nuk është me detyrim./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme