Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, thuhet në njoftimin e Speciales, shkruan arbresh.info.
Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit./arbresh.info/
Aria largohet përfundimisht nga Big Brother VIP Kosova 3
Arrestohet shtetasi algjerian në Prishtinë, për dy raste të ...
Superliga e Kosovës vjen me dy përballje interesante sot
Izraeli goditi edhe Sirinë, shpërthime në Damask dhe Homs- p...
Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë, policia njofton se ...
Rama sot takim me shqiptarët në New York