“Los Blancos” dhe “Citizens” i kanë fituar ndeshjet e para të së tetës së finales ndaj Atalantas respektivisht Borussia Monchengladbachut, sonte i luajnë ato të kthimit
Real Madridi dhe Manchester City do ta kërkojnë sonte kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” dhe “Citizens” i kanë fituar duelet e para të së tetës së finales në udhëtim, ndërsa tash në shtëpi do të mundohen ta kompletojnë misionin.
Kampioni aktual spanjoll e mposhti Atalantan në udhëtim në lojën e parë me rezultat 1:0.
Skuadra e Zinedine Zidanet, e prirë nga sulmuesi në super-formë Karim Benzema, do ta kërkojë konfirmimin në Spanjë.
Nga ana tjetër, skuadra bergamaske do të tentojë ta bëjë mrekullinë ndaj mbretërve të Spanjës, edhe pse do të ketë punë mjaft të vështirë për ta përmbysur rezultatin.
Ndërkohë, Manchester City ka kapital edhe më të madh se Reali nga ndeshja e parë.
Ekipi i Pep Guardiolës e ka fituar lojën e parë me Borussia Monchengladbachun në udhëtim, 2:0.
Tash, Qytetarët e presin lojën e kthimit më të qetë.
Ata shihen si favoritë për të fituar në “Etihad Stadium” dhe për ta prerë një biletë për çerekfinale të Championsit.
Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00. /Gazeta Express/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë