Puna e Jurgen Klopp në Liverpool nuk ka mbaruar dhe ai do të qëndrojë në klub deri në përfundim të marrëveshjes, ka konfirmuar menaxheri i tij, Marc Kosicke.
Ka pasur thashetheme në javët e fundit se Klopp mund të largohet nga Anfield, për shkak të tatëpjetës që ka marrë skuadra këtë sezon duke rënë në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës, pas gjashtë humbjeve radhazi në shtëpi.
Thashethemet u rritën javën e kaluar kur Joachim Low konfirmoi se do ta braktisë postin e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian këtë verë, pasi bastoret e bënë Kloppin favorit për ta marrë drejtimin e ish-kampionit të botës.
Por pa humbur kohë, Klopp e hodhi poshtë lajmin se mund të jetë në garë për postin e trajnerit të kombëtares dhe tani, Kosicke ka këmbëngulur se asnjëherë nuk ka pasur asnjë të vërtetë në thashethemet për të.
Klopp është plotësisht i përkushtuar në Anfield, sipas tij.
“Jurgen gjithmonë e ka potencuar në vitet e fundit se ai mund të jetë i hapur për postin e trajnerit të kombëtares në të ardhmen, nëse DFB-ja kërkon trajner dhe Jurgen pa klub”, tha Kosicke.
“Por ai nuk ka mbaruar punë në Liverpool. Nuk ka derë largimi sepse Jurgen i ka edhe tri vjet kontratë me të kuqtë. Ai e ka bërë të qartë këtë në mënyrë që të mos ketë vend për thashetheme”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...