Iu sigurua plazma e gjakut, reagon aktori Luan Jaha

14:37 | 16 Mars 2021
A. B.

Luan Jaha është një ndër aktorët që ka bërë vete publikun e gjerë shqiptar.

Luanit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me Covid-19, shkruan portali arbresh.info

Vajza e tij, Hana ka bërë thirrje që njerëzit vullnet mirë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.

Me ndihmën e qytetarëve brenda disa orëve mjetet e kërkuara janë siguruar tashmë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i aktorit në rrjete sociale, duke treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Ju faleminderit shumë për gatishmërinë. Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira”, ka shkruar Luani.

Kujtojmë se, aktori është bërë më i njohur në saje të rolit të “Dajës Skender” në serialin “Familja Moderne”. /arbresh.info/

 

Covidi ia përkeqëson gjendjen ‘dajes Skënder’, kërkohet me urgjencë plazma e gjakut – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme