Emilia Rexhepi përkrah Kurtin për kryeministër e Osmanin për presidente

13:04 | 16 Mars 2021
V. S.

Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, ka thënë se do ta përkrahë formimin e Qeverisë Kurti si dhe Vjosa Osmanin për presidente.

Ajo këto deklarata i kë barë pas takimit që ka zhvilluar më Kurtin e Osmanin, në vazhdën e takimeve që po i bajnë fituesit e zgjedhjeve me partitë që kanë siguruar ulës në Kuvend.

“Siç kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1 përkrahim edhe atë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe presidenti”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë pasur ndonjë kërkesë në takimin e sotëm, Rexhepi ka thënë se vazhdon marrëveshja e bërë para një viti e cila do të jetë në funksion të interesave të komunitetit boshnjak./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme